Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Të martën në Bruksel mbahet takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.


Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së.

Ndërkohë që ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryezi derisa konfirmoi për takimin e sotëm, tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, tregoi Kryeziu për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi Borrell paralajmëron raund të ri negociatash Kosovë-Serbi Borrell kërkon urgjentisht progres në dialogun Kosovë-Serbi Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi, forma e vetme për t’u arritur pajtimi […]

Komentet janë të mbyllura.

error: