Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi
Bota
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu për një mandat pesëvjeçar.

Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Më shumë se 64,1 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata jashtë vendit. Rreth 1,92 milion shtetas turq kanë votuar tashmë në qendrat e votimit jashtë shtetit, shkruan AA, përcjell KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/mbyllet-votimi-ne-zgjedhjet-presidenciale-dhe-parlamentare-ne-turqi-fillon-numerimi/

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.

Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët, në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.

Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-ne-turqi-nuk-perjashtohet-balotazhi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024