Sot nis Kupa Botërore për Universitete në hendboll

Sot nis Kupa Botërore për Universitete në hendboll

Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të zhvillohet prej 11 deri më 17 korrik.

Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jenë 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cila do të garojnë për të parin në hendbollin universitar, raporton KosovaPress.


Ceremonia hapëse do të mbahet sot me fillim nga ora 18:00, në sallën “1 tetori”.

Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, do të bëjë transmetimin LIVE të të gjitha ndeshjeve të këtij kampionati.

Lexo edhe

Video