Sot në Ferizaj luhet finalja e madhe në futsall

Sot në Ferizaj luhet finalja e madhe në futsall

Sot gjatë ditës në qytetin e Ferizajt do të zhvillohet finalja e madhe e futsallit në mes të Liburnit dhe Prishtinës.

Ekipi nga Gjakova i cili është kampion aktual do të përpiqet ta mbrojë titullin, ndërkohë Prishtina kërkon të ja bëjë “sefte” titullit kampion në Kosovë.


Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj me fillim nga ora 18:00.

Fituesi i finales do të sigurojë vend në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve./KosovaPress/

Lexo edhe

Video