Sot mot me shi

Sot mot me shi

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbaj mot me shi dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

“Java e fundit e muajit shtator do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Kjo situatë  vije si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike. Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas  do të ketë ngritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe

Video