Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sot mot me shi dhe borë

Sot mot me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve  të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: