Sot mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës

Sot mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës

Mbrëmë, me fitoren e Chelseat kundër Real Madridit, u konfirmua finalja e madhe e Stambollit, ku kjo finale do të jetë angleze, mes Manchester Cityt e Chelseat.

Sot do të mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës, ku me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e kthimit mes Arsenalit e Villarrealit dhe AS Romës e Manchester United, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij kompeticioni, Manchester United shkatërroi Romën si vendas me rezultat të thellë 6:2, kurse Arsenali pësoi humbje si mysafirë kundër Villarrealit me rezultat 2:1.

“Djajtë e Kuq” me epërsinë e thellë që kanë janë me një këmbë në finale, kurse Arsenali do të kërkoj me çdo kusht përmbysje të rezultatit, që në rast fitoreje do të nënkuptonte që edhe në Ligën e Evropës do të kemi finale angleze.


Nëse edhe në Ligën e Evropës finalja do të jetë angleze, atëherë do të kemi edhe një tjetër takim anglez në finale të kupës kontinentale, ku ndeshen fituesi i Ligës së Kampionëve me atë të Ligës së Evropës.

Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Evropës e gjeni më poshtë.

21:00 Arsenal – Villarreal (Stadiumi Emirates)

21:00 AS Roma – Manchester United (Stadiumi Olimpico)

Lexo edhe

Video