Sot mësohen dy çerekfinalistët e radhës në Botëror, këto janë ndeshjet

Sot mësohen dy çerekfinalistët e radhës në Botëror, këto janë ndeshjet

Pas Holandës dhe Argjentinës që ishin të parat që siguruan vendin në mesin e tetë ekipeve më të mira në Kupën e botës, sot do të mësohen edhe dy të tjera.

Do të zhvillohen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante ku katër skuadra synojnë të bëjnë një hap më tutje në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.


Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Al Thumana”, ballafaqohen Franca me Poloninë.

Kurse, ballafaqimi tjetër tejet interesant zhvillohet nga ora 20:00 ndërmjet Anglisë dhe Senegalit. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”.

Lexo edhe

Video