Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit të Kupës së Shqipërisë

Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit të Kupës së Shqipërisë

Do të mësohen sot dy çerekfinalistët e fundit të Kupës së Shqipërisë nga dy ndeshje që pritet të jenë mjaftë interesante.

Me fillim nga ora 13:00, Vllaznia e pret Bylisin në stadiumin “Loro-Boriç”, aty ku vendasit shihen si favorit për të kaluar në fazën tjetër për shkak të fitores 2-0 në ndeshjen e parë, por nuk përjashtohen befasitë, ashtu siç nuk munguan në ndeshjet e së enjtes, raporton KosovaPress.


Një tjetër sfidë interesante është ajo ndërmjet Teutës dhe Erzenit që do të zhvillohet nga ora 16:00, ndërsa rezultati nga ndeshja e parë ishte 1-1.

Dy çerekfinalistët e sotëm do t’i bashkohen gjashtë të tjerëve që janë Egnatia, Kastrioti, Tirana, Kukësi, Laci dhe Partizani.

Lexo edhe

Video