“Sot Finlanda e Suedia – nesër Irlanda”, serbët e rusët protestojnë kundër hyrjes së këtij vendi në NATO

“Sot Finlanda e Suedia – nesër Irlanda”, serbët e rusët protestojnë kundër hyrjes së këtij vendi në NATO

Serbët dhe rusët në Irlandë kanë protestuar kundër anëtarësimit të këtij vendi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Sipas raportimeve, janë vetë emigrantët rusë dhe serbë që nuk dëshirojnë që Irlanda të jetë pjesë e NATO-s.

“Komuniteti rus dhe serb në Irlandë protestojnë kundër anëtarësimit të Irlandës në NATO. Jo, nuk e lexuat gabim. Emigrantët nga Serbia dhe Rusia nuk duan që Irlanda të bëhet një vend anëtarë i NATO-s”, thuhet në raportime.

“Sot Suedia e Finlanda në NATO, nesër Irlanda”, ishte mesazhi kryesor i protestuesve serbë dhe rusë. Është vetë Rusia që kishte kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në këtë Aleancë, e cila pastaj ishte sulmuar ushtarakisht që nga fundi i muajit shkurt.

Ndryshe, Irlanda bashkëpunon me NATO-n në një sërë fushash, duke përfshirë operacionet në mbështetje të paqes.


Marrëdhëniet me Irlandën filluan në vitin 1997, kur Irlanda vendosi personel në mbështetje të operacionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Bosnje dhe Hercegovinë. Irlanda ka kontribuar për KFOR-in në Kosovë që nga viti 1999.

Në vitin 1999, Irlanda iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, një forum shumëpalësh për dialogun që bashkon të gjithë aleatët dhe vendet partnere në zonën euro-atlantike.

Bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe Irlandës drejtohet nga Programi Individual i Partneritetit dhe Bashkëpunimit të Irlandës (IPCP), i cili është rënë dakord bashkërisht për një periudhë dyvjeçare.

Forcat Irlandeze të Mbrojtjes operojnë gjithashtu një shkollë paqeruajtëse të OKB-së, e cila ofron kurse që janë të hapura për aleatët dhe partnerët.

 

Lexo edhe

Video