Sot fillon mësimi online për klasat 1 deri 5

Sot fillon mësimi online për klasat 1 deri 5

Për shkak të situatës me koronavirus, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) prej sot fillon së zbatuari procesin mësimor online për klasën 1 deri 5, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Në një konferencë për media, ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se  mësimi në distancë nga klasa 1 deri 5 do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë, të cilat do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4.

Ajo tha se janë duke punuar edhe në dy platforma, ku njëra prej tyre do t’i përmbajë të gjitha xhirimet e disponueshme për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit dhe tjetra do të përmbajë mësim alternativ, të ofruar nga operatorë privatë.


Ndër të tjerash, ministrja Bajrami bëri të ditur, se nga e hëna do të prodhojnë material për klasat 6 deri 9, e më vonë do të hynë edhe në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

MASHTI ka bërë të ditur se mësimi online fillon nga ora 11:15 në RTK1 dhe RTK4.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Leonora Shala deklaroi se materiali i përgatitur është shumë i dobishëm për nxënësit.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se me anë të kësaj platforme të mësimit online, nxënësit nuk do të mbesin mbrapa në mësime, teksa u shpreh i bindur se do të kalohet edhe kjo sfidë me sukses.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: