Sot është Dita botërore e punës sociale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dita botërore e punës sociale ka nisur të shënohet nga Federata Ndërkombëtare e Punonjësve Social, kjo ditë festohet në mbarë botën përmes aktiviteteve të ndryshme.

Objektivi kryesor i kësaj dite është që njerëzit të vetëdijesohen për punën sociale.

Njerëzit që me dekada kanë qenë punëtorë socialë, punën e tyre e vlerësojnë si mundësinë për të bërë botën një vend më të mirë, kënaqen me mundësinë për të takuar njerëz të kategorive të ndryshme, duke ndihmuar fëmijët në nevojë dhe pa përkujdesje.

Ata vlerësojnë se punëtorët socialë do të nevojiten edhe më shumë kur të nisë të përkeqësohet situata ekonomike./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024