Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.


Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Tema e caktuar për vitin 2021 është “E ardhmja e muzeve: Rijetësimi dhe Riimagjinimi” duke propozuar te muzetë, profesionistët muzeor dhe komuniteti që të krijojnë, imagjinojnë dhe të ndajnë përvoja të reja të (bashkë-) krijimit të vlerave, modele të reja të punës për institucionet kulturore dhe zgjidhje inovative për sfidat e tashme sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Me qëllim të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme.

Sot, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj.

Nesër gjithashtu në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të promovohet ekspozita e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti.

Lexo edhe

Video

error: