Sot afati i fundit për regjistrimin e mërgatës për të votuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kërkesa e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe, vjen reagimi i KQZ-së
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është afati i fundit për t'u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.

“Mërgatë e dashur ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat dhe konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk  jeni regjistruar regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që i kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë s’ka qenë. E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit tha se pa regjistrim nuk ka votim.

”Ju që jeni regjistruar kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim. Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin tonë”, tha Kurti.

Ndryshe zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025