Sonte në Prizren mbahet “BalkanFEST”

Sonte në Prizren mbahet “BalkanFEST”

Festivali multietnik i këngëve tradicionale “BALKANFEST” do të mbahet këtë vit në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, me video transmetim të drejtpërdrejtë në televizionet lokale dhe televizione të tjera, si dhe në platformat sociale.

Festivali do të mbledh interpretues nga të gjitha komunitet e Republikës së Kosovës, organizuar nga Shoqata për Kulturë “Plejada”, dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe të Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prizrenit.


Sipas organizxatorëve, festivali organizohet tradicionalisht për të pestën herë, dhe këtë vit ai do të organizohet në një format shumë më të gjerë dhe me një numër më të madh të interpretuesve të këngëve tradicionale nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Vlen të përmendet se të gjitha komunitetet në Kosovë (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian) do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit. Festivali synon të promovojë, t’i ruajë nga harresa dhe të paraqesë këngë tradicionale, por edhe llojllojshmëritë dhe vlerat kulturore të Republikës së Kosovës si dhe të vendeve të Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Video

error: