Sonte ndizen qirinj në nderim të viktimave në Kroaci

Sonte ndizen qirinj në nderim të viktimave në Kroaci

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në nderim të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, do të mbahen homazhe me ndezje të qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, sonte nga ora 21:00.

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar kur një autobus që po vinte me udhëtarë nga Gjermania për në Kosovë ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur. Dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi.


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tashmë ndodhet për vizitë te personat e lënduar që ndodhen të shtrirë në spitalin Brod.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Lexo edhe

Video

error: