Sonte fillon edicioni i 14-të i “PriFest”, kushtuar Vjosa Berishës

Sonte fillon edicioni i 14-të i “PriFest”, kushtuar Vjosa Berishës

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” nis sonte edicionin e 14-të në Prishtinë. Motoja e këtij edicioni të PriFest është “Për të”, në shenjë kujtimi dhe nderimi për producenten Vjosa Berisha, e cila vdiq në qershor. Edhe slogani i përvitshëm “Miqësi përgjithmonë” u zëvendësua me “Vjosa përgjithmonë”.


Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. “Prifest – Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë këtë vit do të organizojë edicionin e tij të 14-të përgjatë datave 20-25 shtator 2022. Këtë vit, në kujtim të themelueses së vet festivalit, ish drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha, çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe”, tash e tutje do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”. Prifest është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë filmbërës nga vendi, rajoni dhe bota”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video