Sonte El Clasico kosovare në palestrën “Minatori”

Sonte El Clasico kosovare në palestrën “Minatori”

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, ku spikat derbi mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, i cilësuar ndryshe edhe si El Clasico kosovare.

Përballja tejet interesante do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 17:00, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, sot ndeshje do të zhvillojë edhe kampioni kosovar, Ylli i cili e pret në shtëpi, në palestrën “13 qershori” klubin e basketbollit, Ponte Prizreni.

Momentalisht, Sigal Prishtina e kryeson tabelën me 29 pikë pas 17 ndeshjeve, aq sa ka edhe Peja në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Ylli me 28 pikë dhe Trepça me 26 sosh.


Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Prizreni me 23 pikë dhe Rahoveci i fundit me vetëm 18 sosh.

Programin e plotë e gjeni më poshtë.

17:00 KB Trepça – KB Sigal Prishtina (Palestra Minatori – Mitrovicë)

19:00 KB Ponte Prizreni – KB Ylli (Palestra 18 qershori – Suharekë)

Lexo edhe

Video