Sondazhi për Mitrovicën, kush do ta fitojë garën e 17 tetorit?

Sondazhi për Mitrovicën, kush do ta fitojë garën e 17 tetorit?

Sondazhi i realizuar nga Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike “Alternativa”, observator i matjeve të opinionit publik, i realizuar këtë fundjavë, e nxjerr fitues pa balotazh Agim Bahtirin, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sondazhi është realizuar me 1066 respondentë dhe mostra është stratifikuar dy herë për të arritur një saktësi të rezultatit prej +-3% dhe besueshmëri të mostrës prej 98%.

Më saktësisht, Agim Bahtiri i prinë listës me 57.88%, i ndjekur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza me 35.27%, ndërsa i treti radhitet Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6.85%.


Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Mitrovicë është 78 mijë e 456.

Për më shumë, shihni detajet e tjera të sondazhit:

Lexo edhe

Video

error: