Solskjaer jep lajmin e keq për tifozët e Man. United

Solskjaer jep lajmin e keq për tifozët e Man. United

Dyshja e Manchester United Scott McTominay dhe Aaron Wan-Bissaka janë përjashtuar nga ndeshja çerekfinale e EFL Cup ndaj Evertonit.

McTominay shënoi dy herë në fitoren e së Dielës 6-2 ndaj Leeds United por u detyrua të largohej nga një problem në ijë, ndërsa Wan-Bissaka pësoi një dëmtim në të njëjtën ndeshje.

Të dy lojtarët nuk do të luajnë në udhëtimin e mesjavës në Everton, por mund të kthehen në garë për ndeshjen me Leicester Cityn në Premier League, përcjell KosovaPress.


Trajneri Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi lajmin për “MUTV” të Martën, duke thënë: “Ata të dy do të humbin ndeshjen kundër Evertonit patjetër.”

“Shpresojmë, nuk do të zgjasë shumë. Ata do të rikuperohen, por përveç kësaj, unë mendoj se të gjithë janë, pak a shumë, në rregull.”

McTominay u vlerësua si një “përbindësh fizik” nga Solskjaer pasi shënoi golin më të hershëm në historinë e Premier League kundër Leeds, duke shënuar dy golat e tij brenda 170 sekondave të para.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: