Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Solskjaer flet pas ndeshjes me Milan, pranon se rezultati ishte i drejtë për dy skuadrat

Solskjaer flet pas ndeshjes me Milan, pranon se rezultati ishte i drejtë për dy skuadrat

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pranoi gol në minutat e fundit të ndeshjes ku Manchester United arriti të barazojë me rezultat 1:1 me skuadrën e Milanit.

Në ndeshjen e vlefshme për kualifikim drejt çerekfinales së Ligës së Evropës, “djajtë e kuq” ishin në epërsi kundër “rossonerëve” deri në minutat e fundit, kur në skenë doli mbrojtësi Simon Kjaer, i cili arriti që në minutën e 90+2’ shtesë t’i barazojë shifrat në 1:1, përcjell KosovaPress.

Pas ndeshjes, trajneri i United Solskjaer tha se rezultati final ishte i drejtë për të dy skuadrat, dhe që fajtor për mundësitë e humbura të United janë Daniel James e Harry Maguire.


“Jam tejet i dëshpëruar që pësuam gol në goditjen e fundit të ndeshjes. Kjo gjë e bën më të vështirë , sigurisht, por sidoqoftë kemi ndeshjen e rikthimit”, tha Solskjaer për “BT Sport”.

“Aksioni i Daniel James, në pjesën e dytë, mund të ndodhë gjithmonë, nuk mund të lidhesh me topin siç dëshiron vetë. Mund të shënonim një ose më shumë gola, por edhe ata kishin shumë mundësi shënimi, veçanërisht goditja me kokë e Rade Kruniq në pjesën e dytë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj ndeshje”, shtoi trajneri norvegjez.

Manchester United me këtë barazim do ta ketë më të vështirë në ndeshjen e kthimit, në të cilën Milan është vendas, dhe ky i fundit mund të kualifikohet me barazim pa gola, për shkak të golit si mysafir në ndeshjen e sotme.

Video

error: