Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli ka bërë një reagim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin kosovar dhe kritikave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sokoli ka folur për kontributin e shumë njerëzve ndër vite për ta ruajtur dhe siguruar mbijetesën e futbollit dhe sportit në Kosovë, duke thënë se ky ishte obligim i gjeneratave të ndryshme ndër vite, përcjellë KosovaPress.Në ngjarjet e fundit rreth marrëdhënieve mes federatës së futbollit dhe mjeteve të informimit, kemi parë shumë reagime nga klubet dhe tifozët. Fjalori ishte shumë degradues dhe me tendencë të qartë të diskreditimit të gazetarëve, analistëve, punonjësve sportivë dhe shtëpive të informimit.
Ftesa e disa portaleve që të reagoj dhe të them të vërtetën e historikut më të ri të sportit, futbollit të Kosovës, më detyron të them disa fjalë:Ndodhi ajo që ka qenë dashur të ndodhë. Ishte obligimi ynë kombëtar të organizoheshim në mbijetesen e sportit tonë.
Një pjesë e vogël e sportistëve dhe pedagogëve nuk u kyqën fare, ndërsa disa, pas një, dy, apo edhe tri vitesh, dolën në perëndim për qëllime të tyre… Pjesa më e madhe mbetëm deri në ditën kur u ndërprenë garat për shkak të luftës!
Shumë kontribues, sportistë, pedagogë, donatorë nga të gjitha vendet e Kosovës as që mund të punojnë apo t’i afrohen institucioneve të futbollit… arsyeja!!!???
Sporti nuk njeh diferencim, por vetëm vetëdiferencim. Kjo është rregulla e lojës në sportin kosovar.
Nuk jam me kulturë të anatemoj, por në emër të etikës dhe të gjithë atyre që kontribuan dhe ende po kontribojnë, duhet t’i mbrojmë vlerat kombëtare…