Sofia Vergara (49) dukej e mrekullueshme në festimin e Ditës së Falënderimeve amerikane dhe aktorja u mburr me fotot dhe videot nga festa, ku përfshiheshin edhe anëtarë të familjes së saj, në rrjetet sociale.
Duket se në festë nuk ka qenë aktori Joe Manganiello (44), bashkëshorti i divës magjepsëse amerikano-kolumbiane.
Të dy u martuan në vitin 2015, megjithëse ai ishte i bindur se nuk do të mund të fitonte kurrë një bukuroshe që është pesë vjet më e vjetër se ai.
“Gëzuar përvjetorin e gjashtë të martesës, dashuria ime! Për shumë vite të tjera bashkë! Të dua”, ka shkruar Sofia në Instagram.
Ata nuk kanë fëmijë së bashku dhe Sofia është nëna e një djali 27-vjeçar, Manol, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Joe Gonzalez.
Vergara ka pasur shumë momente të vështira në të kaluarën, por të gjitha i kapërceu me sukses.