Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus

Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, në Slloveni janë konfirmuar 13.911 raste të infektimit me koronavirus dhe 75.5 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive, shifër kjo më e larta që nga fillimi i epidemisë, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja, numri i të shtruarve është stabil, por me një prani kaq të lartë të virusit në popullatë pritet presion mbi spitalet, përcjell Hina.


“Kjo është arsyeja pse ne nuk po mendojmë për lehtësim shtesë të masave, por po mendojmë për një strategji daljeje”, tha infektologia Mateja Logar, e cila drejton grupin e ekspertëve të qeverisë për COVID-19.

Përveç kësaj, janë kryer më shumë se 73.000 teste të shpejta antigjen, rezultatet e të cilëve nuk janë publikuar ende, pasi rezultatet pozitive duhet të konfirmohen më pas nga testimi PCR.

Lexo edhe

Video