Skuadra angleze e gatshme të paguajë 40 milionë euro për Armando Brojën

Skuadra angleze e gatshme të paguajë 40 milionë euro për Armando Brojën

Shkëlqimi i Armando Brojës me Southamptonin, aty ku është i huazuar nga Chelsea ka zgjuar interesim të madh nga disa skuadra të mëdha evropiane, e sidomos atyre angleze.

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel është duke e shikuar me kujdes rritjen e yllit të Kombëtares së Shqipërisë dhe do të vendosë nëse do ta kthejë në skuadër për sezonin e ardhshëm, por për Brojën interesim të madhe kanë shprehur edhe West Ham United dhe së fundi edhe Neëcastle United që janë të gatshëm të paguajnë shifra të majme parash, përcjellë KosovaPress.


Shqiptari ka shtatë gola në 21 paraqitje për Southamptonin këtë sezon dhe “Magpies” thuhet se kanë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta sjellë atë në “St. James’ Park”, raporton “Tuttomercatoëeb”.

Sidoqoftë, kjo e ka detyruar Southamptonin të bëjë gjithashtu një ofertë të madhe për ta mbajtur lojtarin në bregun jugor, që do të thotë se një luftë midis dy klubeve do të ndodhë për pjesën e mbetur të afatit kalimtar.

Lexo edhe

Video