Skocia e befason Spanjën, Kroacia e fortë për Turqinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të cilat ishin në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Hampden Park”, Skocia e ka mposhtur Spanjën me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Të dy golat për skocezët i shënoi ylli i Manchester United, Scott McTominay (minuta e 7’ dhe minuta e 51’).

Po ashtu, fitore me rezultat 2:0 regjistroi edhe Kroacia, e cila si mysafire e mposhti Kombëtaren e Turqisë.

Edhe në këtë ndeshje të dy golat u shënuan nga i njëjti lojtar, ku Mateo Kovacic ishte heroi i kroatëve (minuta e 20’ dhe 45+4’).

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 i gjeni më poshtë.

Gjeorgjia 1:1 Norvegjia

Kosova 1:1 Andorra

Rumania 2:1 Bjellorusia

Skocia 2:0 Spanja

Zvicra 3:0 Izraeli

Turqia 0:2 Kroacia

Uellsi 1:0 Letonia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024