Skenderaj, gjobitet një ngasës i kamionit për ngarkesë të pasigurt

Skenderaj, gjobitet një ngasës i kamionit për ngarkesë të pasigurt

Policia e Kosovës ka gjobitur sot një ngasës të kamionit për shkak se ishte duke qarkulluar në zonën e Skenderajt me mbingarkesë, e cila ka rrezikuar trafikun.


Në një komunikatë për media thuhet se ngasësi i kamionit nuk ka përdorë masa të sigurimit të materialit të ngarkuar dhe se policia i ka shqiptuar tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Policia në rajonin e Mitrovicës fton qytetarët të raportojnë çdo lloj kundërvajtje te Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.

Lexo edhe

Video

error: