Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së

Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe një muaj arrest shtëpiak për asistenten e tij Marigona Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.


Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi ekziston rreziku se po të gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëkryerësin A.K. si dhe në dëshmitarë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit gjendet në liri mund të përsërisin veprat penale apo të ngjashme.

Lexo edhe

Video

error: