Skadon vendimi për rregullimin e çmimeve të derivateve, MINT jep një paralajmërim

Skadon vendimi për rregullimin e çmimeve të derivateve, MINT jep një paralajmërim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar vendimi për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ka skaduar me datën 08.11.2022.


Sipas ministrisë, në bazë të evidencave dhe analizave të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Naftës (MINT), çmimi i derivateve sot në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku theksohet se si ministri është e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në tregun e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video