Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

S’ka mjete shtesë, zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

S’ka mjete shtesë, zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë për shkak të anashkalimit të kërkesave për sigurimin e mjeteve shtesë duke paralajmëruar protesta në rast se nuk do të marrin përgjigje deri më datën 25 janar.

Në një letër publike drejtuar kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, ministres në detyrë të Financave Hykmete Bajrami dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Agim Veliu, zjarrfikësit shprehin zhgënjim me institucionet e vendit për shkak të mos sigurimit të mjeteve shtesë për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Ata paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë një diskriminim të paskrupullt dhe të pa pranueshëm, andaj kërkojnë nga kryeministri në detyrë dhe ministritë përkatëse që urgjentisht të analizojnë kërkesat e parashtruara të zjarrfikësve për vite me radhë.

“Apelojmë që urgjentisht të na pranoni në takim ku do të diskutonim për kërkesat e zjarrfikësve dhe të analizoni gjendjen e krijuar dhe të veproni drejt sipas obligimeve ligjore që keni dhe parimit të drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri më datës 25.01.2021 zjarrfikësit do të ndërmarrin veprime sindikale dhe do të organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës. Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën për të realizuar të drejtat që iu takojnë me ligj”, thuhet në letër.

Për:              Kryeministrin e Republikës së Kosovës në detyrë, z.  Avdullah Hoti
                     Ministrin e Punëve të Brendshme në detyrë, z.  Agim Veliu
                     Ministren e Financave  në detyrë, zj.  Hykmete Bajrami

Nga :                                     Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Lënda:                                                              Reagim

Të nderuar kabinet qeveritar


Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë iu kemi drejtuar dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pazgjedhur e zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtët në mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila qeveri.

Ne, Sindikata e zjarrfikësve, vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet që i bëhen kësaj kategorie të punësuarve dhe iu kemi drejtuar për t’i zgjedhur problemet dhe për t’u ndërprerë shkeljet dhe diskriminimet, për të siguruar kushte për punë, për të ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rëndësi shërbimit të zjarrfikësve të Kosovës, të quajtur “Heronj”.

Sindikata e zjarrfikësve është e indinjuar me diskriminimin, anashkalimin dhe përbuzjen që iu bëhet shpëtimtarëve te Kosovës, keni keqpërdorur angazhimin, gatishmërinë, sakrificën përkushtimin për të shërbyer qytetarët e vendit, asnjëherë nuk ju interesoi pozita e zjarrfikësve, problemet me të cilat  ballafaqohen zjarrfikësit, heshtët pa asnjë arsye të vetme, zjarrfikësit gjithnjë në nivel të obligimeve dhe që kanë sipas misionit të shenjtë shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale, duke i pasur parasysh interesat e vendit pa kursyer asgjë nga vetja, as shëndetin e duke rrezikuar edhe vetveten për të mirën e shtetit.

Sot, zjarrfikësit edhe një herë u zhgënjyen nga Qeveria, me ndarjen e mjeteve për punëtorët e arsimit, mjete shtesë në pagë, veprim selektiv dhe diskriminues i pa pranueshëm, zjarrfikësit janë të përjashtuar nga pakoja emergjente, zjarrfikësit ballafaqohen me një mori probleme, pa kushte themelore për punë, pa status të zgjedhur, zjarrfikësve nuk iu kompensohen as obligimet ligjore, të cilat janë obligim i punëdhënësit sipas kontratës se punës, siç janë ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit, zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, në vend që zjarrfikësit të shpërblehen për angazhimet e tyre në situata të rrezikshme dhe mjaft sfiduese, sot edhe një herë institucionet e vendit dëshpëruan dhe vazhduan diskriminimin ndaj zjarrfikësve të Kosovës.

Zjarrfikësit e Kosovës nuk do të tolerojnë një diskriminim të paskrupullt dhe të papranueshëm, prandaj kërkojmë nga kryeministri në detyrë dhe ministritë përkatëse që urgjentisht të analizojnë kërkesat e drejta të zjarrfikësve, të cilat i kemi parashtruar dhe kemi kërkuar plotësimin e tyre vite me radhë nga secila qeveri dhe Qeveria Hoti, por nuk u interesuan që zjarrfikësve t’u zgjidhen problemet e akumuluara me dekada.

Apelojmë që urgjentisht të na pranoni në takim ku do të diskutonim për kërkesat e zjarrfikësve dhe të analizoni gjendjen e krijuar dhe të veproni drejt sipas obligimeve ligjore që keni dhe parimit të drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri më dt. 25.01.2021, zjarrfikësit do të ndërmarrin veprime sindikale dhe do të organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës. Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën për të realizuar të drejtat që ju takojnë me ligj.

Dt. 20.01.2021

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës

Muharrem Beka, kryetar

Lexo edhe

Video

error: