S’ka dasma pas 20 gushtit nëse s’jeni të vaksinuar

S’ka dasma pas 20 gushtit nëse s’jeni të vaksinuar

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”.

Ky ishte njoftimi që u lëshua nga shoqatat e gastronomisë pasditen e së premtes pasi të njëjtat kishin pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.


Sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.

Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës, u bë e ditur se do të ketë zgjatje, pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

Lexo edhe

Video

error: