S’ka fitues në dërbin Arsenal-Tottenham

S’ka fitues në dërbin Arsenal-Tottenham

Derbi i xhiros së gjashtë të Premier Ligës, ai ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit ka dhuruar spektakël, katër gola, po jo edhe fitues.

Me rezultat të barabartë 2-2 është mbyllur kjo ndeshje, edhe pse Arsenali ishte dy herë në epërsi.


Skuadra e Mikel Artetas fillimisht avancoi 1-0 me autogolin e Romeros në minutën e 26’, por tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Son riktheu baraspeshën duke shënuar për 1-1, transmeton KosovaPress.

Me të nisur pjesa e dytë, të dy ekipet filluan luftën për të gjetur golin e avantazhit dhe këtë e arritur sërish Arsenali përmes Bakayo Sakas në minutën e 54’, por sërish ishte koreani Son Heung Min ai i cili realizoi golin e barazimit 2-2, rezultat ky i cili edhe doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi, Arsenali dhe Tottenhami kanë nga 14 pikë, dhe pozicionohen në pozitat katër dhe pesë.

Lexo edhe

Video