Situatë jo e mirë te United, përplasje mes Antonyt e Sanchos

Situatë jo e mirë te United, përplasje mes Antonyt e Sanchos

Manchester United këtë verë bëri disa transferime tejet interesante, ku ndër emrat me të cilët gjiganti anglez e përforcoi skuadrën është edhe ylli brazilian, Antony.

Antony kaloi nga Ajaxi te “Djajtë e Kuq” për një shifër prej 95 milionë eurosh, dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë tre paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar vetëm një gol mbi emrin e tij.

Por, si duket ylli brazilian nuk është duke kaluar momente të mira në zhveshtore, pasi siç raportohet nga “MEN”, Antony është përplasur me anësorin anglez, Jadon Sancho.


Bëhet e ditur se arsyeja e kësaj përplasjeje mes Antonyt dhe Sanchos është numri i një fanelle, por jo çfarëdo numri, përcjell KosovaPress.

Sancho dhe Antony janë duke luftuar kokë më kokë prapa skenave te Manchester United pasi që të dy dëshirojnë të marrin numrin 7 në fanellë, kur Cristiano Ronaldo të largohet nga “Old Trafford”.

Gjatë tërë verës ishte spekuluar se Ronaldo dëshiron të largohet nga United, por që në fund, superylli portugez mbeti te gjiganti anglez.

Lexo edhe

Video