Aktualisht në Zveçan situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël. Nga protesta janë larguar përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton KosovaPress.
Ndërsa është parë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, teksa ka qëndruar disa minuta.
Një ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it janë ballafaquar me protestuesit ku këta të fundit kanë hedhur mjete të ndryshme në drejtim të tyre duke i lënë të lënduar rreth 30 ushtarë.
NATO ka dislokuar forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës.
Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.