Situatë e qetë në veri, policët vazhdojnë punën

Dymbëdhjetë eprorë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Zveçan. E përkundër spektaklit që bënë, ata një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ata ende nuk iu kanë nënshtruar procedurave të dorëheqjes, përfshirë dorëzimit të të gjitha mjeteve që bartin.


Ndërkohë, ekipet e KosovaPress-it në veri thonë se janë afër 500 policë të tjerë po kryejnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë që kanë.

Përndryshe, në këtë takim të jashtëzakonshëm, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të veriut të Kosovës, vendosen të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin, policinë dhe komunat.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq, ditë më parë është suspenduar për shkak të mos zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Lexo edhe

Video