Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Situata politike pasiguri për bizneset

Situata politike pasiguri për bizneset

Sikurse shumë biznese edhe kompania “Infinite Hygien” Sh.P.K. u përballë me sfida të shumta gjatë 2020-tës si shkak i pandemisë COVID-19 që u shfaq edhe në Kosovë më 13 mars.

“Infinite Hygien” Sh.P.K, kompani kjo që furnizon bizneset e ndryshme me aromatizues, letra higjienike, maska gjatë 2020-tës përveç që nuk mundi të realizojë objektivat të cilat synonin, kompania pësoi edhe humbje të shumta.

Në gjithë këtë situatë pak u ndje dora e shtetit.

Për drejtorin e kësaj kompanie Lundrim Xhemajli shqetësuese po del të jetë edhe situata politike në vend.

“Thënë të vërtetën humbjet nuk janë shumë të mëdha kundrejt 2019-tës e këta muajt e fundit bëmë ngritje. Humbjet kanë qenë të mëdha kur ka qenë faza e karantinës, por hovin ose mënyrën si ka qenë duke ecur kompania nuk është, pra dhe këtë mundem me konsiderua humbje sepse nuk jemi në hap si ishim duke ecur. Një vit kemi pas pengesë edhe sot me u largu pandemia ne dy deri në tri vite shkon për t’u kthyer në pozitën që kemi qenë. Kjo ka ndikuar edhe në shtetet tjera prej nga furnizohemi ne nga Franca e Greqia. Ka probleme edhe me transport sepse njerëzit nuk po bëjnë porosia dhe ne kur po duam të bëjmë porosi atëherë transporti po na vonohet deri sa po mbushen kamionët. Do të thotë ke probleme në çdo hap”, tregon Xhemajli.


Xhemjali tregoi për vështirësi me të cilat u përballën gjatë 2020-tës.

“Ne deri në muajin mars ishim duke punuar shumë mirë dhe sipas planit dhe objektivave tona që i kemi vënë në fund të 2019-ës dhe në fillim të 2020-ës por kur na ndodhi stagnimi , atëherë kishim probleme sepse nuk kishim qarkullim, nuk kishim shitje, nuk kishim ardhje ekonomike të parave do me thënë nuk kemi mundur që të bëjmë riinvestim  në mënyrë që me rritë kapacitetin tonë të punës. Shpesh herë nuk ka pas vend për pesë persona në kompani, por ne si qëllim kemi mos me largu njerëz nga puna sepse dhe ata kanë familjet e veta dhe mbijetojnë ndoshta prej kësaj pune. Pa dashtë me ja dhënë rëndësinë kompanisë sime, por varen ekonomikisht dhe kemi luftuar në këtë formë që me ia dalë dhe deri tani ia kemi dalë dhe jemi të lodhur ekonomikisht dhe në mënyrë psikike”, u shpreh Xhemajli.

Mes tjerash tregoi sa bëri shteti për bizneset.

“Së fundmi jemi përfshirë në pakon e Komunës së Prishtinës dhe mendoj që është një ndihmë e mirë për këtë periudhë, nuk është e mjaftueshme por na jep një lloj sigurie se dikush po mendon për bizneset tona dhe na lehtëson ekonomikisht. Ne kemi qenë të përfshirë edhe në pakon që iu kanë ndihmuar punëtorëve me 125 euro ndërsa në pakon e qerasë kemi qenë të përfshirë por ne qiranë nuk e kemi në qendër të Prishtinës që është qiraja shumë e shtrenjtë por ne shkojmë te klientët dhe ne kemi depo. Kemi qenë të përfshirë në të por nuk është se na ka ndihmuar shumë ajo[…] Ne kemi sy dhe vesh të hapur për ndihmën që ka me na ardh. Nuk e dimë saktësisht çka kemi me u përfshi apo çka do të jetë fitimi ynë si kompani që kemi pas dëme. Po shpresoj që kemi me u përfshi e nëse përfshihemi në pako atëherë do të ishte një lehtësim i madh për ne”, theksoi ai.

Xhemajli deri sa tregon për planet e së ardhmes thotë se edhe situata politike po iu shkakton pasiguri.

“Ne kemi shumë shpresë që me u largu pandemia meqë edhe vaksina ka dalë dhe me vazhdua objektivat tona dhe rritjen tonë dhe punësimin e të rinjve e kosovarë që kanë nevojë për punë dhe me kontribua në një apo në formë tjetër edhe në ekonominë e Kosovës edhe me punësua disa  punëtorë edhe pse ne nuk jemi kompani e madhe  që mundemi me bë qindra punëtorë por dy ose tre gjatë vitit 2021 me i fut në sistem nëse ish largu pandemia. Edhe me u bë një stabizilim politikë në Kosovës sepse destabilzimi politikë neve po na shkakton shumë pasiguri, si persona të thjeshtë dhe si biznes…kjo ndikon shumë në vullnetin tonë për të punuar dhe për të gjeneruar të ardhura për vendit dhe ne jemi tatim pagues të Kosovës dhe shpresoj që Kosova ka me bë një rimëkëmbje ekonomike më të saktë dhe me vlerë më të madhe dhe më të qëndrueshme ashtu siç kanë bërë shtetet fqinje”, tha ai.

Video

error: