‘Situata po përkeqësohet’ – Mbi 650.000 të infektuar, gjithnjë e më shumë të vdekur

‘Situata po përkeqësohet’ – Mbi 650.000 të infektuar, gjithnjë e më shumë të vdekur

Sot në botë janë regjistruar 54.607 raste të reja të infeksionit koronavirus, që do të thotë se numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar deri më tani është 650.919.

Brenda 24 orësh, 2,957 njerëz vdiqën dhe numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë ishte 30.299.

Gati 140,000 persona të infektuar janë shëruar nga virusi, transmeton KosovaPress.

Numri më i lartë i vdekjeve në 24 orët e kaluara është regjistruar në Itali, 889, pasuar nga Spanja me 832, pasuar nga 260 në Mbretërinë e Bashkuar, 241 në Shtetet e Bashkuara, 139 në Iran, 93 në Holandë, 64 në Belgjikë dhe 52 në Gjermani.


Numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në SHBA, 11.931, Spanjë 6,529, Itali 5,974, Gjermani 5,331, Iran 3,076, Britani 2.546, Belgjikë 1.850, Turqi 1,704 …

Në Francë, sot kanë vdekur 319 persona të tjerë, gjithsej 2.314, numri i të infektuarve është rritur në 37.575.

95 raste të tjera dhe katër vdekje janë regjistruar në Greqi, me gjithsej 1,061 të infektuar dhe 32 vdekje, sipas agjencive botërore.

Autoritetet holandeze kanë njoftuar se sot ka 1,159 raste të reja dhe afro 100 të vdekur, gjithsej afro 10,000 pacientë dhe 639 të vdekur, dhe njoftuan se ndalimi i lëvizjes me siguri do të zgjatet përtej 6 prillit, data e caktuar për përfundimin e masave kufizuese.

Një mjek në një nga spitalet spanjolle tha se situata po përkeqësohej, se jo vetëm pacientët 80-vjeç, por edhe të moshë 30-40-vjeç po vinin në spitale.

Lexo edhe

error: