Situata nga reshjet në vend: Vështirësi në qarkullim ndërsa Lumbardhi rrezikon të dalë nga shtrati

Situata nga reshjet në vend: Vështirësi në qarkullim ndërsa Lumbardhi rrezikon të dalë nga shtrati

Reshjet e shiut që kanë nisur nga dita e shtunë kanë sjellë probleme në disa komuna të vendit. Rajoni i Dukagjinit duket se është më i prekuri, ndërsa telashe janë raportuar edhe në Vushtrri e Mitrovicë. Rrugë të pakalueshme e deri të mungesa e ujit të pijshëm janë vetëm dëmet e para që tashmë dihen.

Autoritetet qendrore thonë se pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

“Forca e Sigurisë së Kosovës si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, deklaroi ministri i Mbrorjtjes, Armend Mehaj.

PEJË

Si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Lumbardh, në komunën e Pejës janë tri pika kritike në të cilat ekipet kanë intervenuar ose po intervenojnë. Zyrtarë komunalë përmenden kanalin në Jabllanicë të Radavcit, në Vitomericë te shkolla ekonomike, si dhe kanalin te tregu i gjelbërt në të cilën ka pasur vëshime.

Mirëpo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se situata është nën kontroll dhe ekipet janë në gatishmëri.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, tha Muhaxheri.

MITROVICË

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Mitrovicë, piëkrisht për shkak të rritjes së nivelit të lumnjve. Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, tha se situata është shqetësuese por janë në terren duke ndjekur nga afër situatën.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur kryetari Hamza.

Komuna e Mitrovicës ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.

DEÇAN

Ura në fshatin Vranoc i Vogël në komunën e Deçanit është e pakalueshme si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa vështriësi qarkullimi ka edhe nëpër fshatin Baballoq.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh se janë duke monituoruar situatën dhe do të bëjnë gjithçka kanë në kapacitetet e tyre që të tejkalohet kjo situtatë.

“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj apelohet për kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha. Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, tha Ramosaj.

GJAKOVA


Ndryshe nga herët e tjera, kur në raste reshjes ishte komuna më e prekur, kësaj radhe Gjakova deri në këto momente nuk ka raportuar për dëme të mëdhe. Vetëm rrugë që shpien drejt Moglicës, përkatësisht te pjesa e urës, uji ka dalë në siperfaqe.

Ndërsa si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat janë raportuar probleme me furnizim me ujë të pijës për banorët e fshatrave të Rekës së Keqe të cilëve ju është ndërprerë furnizimi me ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” tha se janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes.

ISTOGU

Reshjet mëdha qe pasuan natën e mbrëmshme si dhe sot gjatë ditës shkaktuan vërshime në shumë zona edhe në Istog. Sipas autoriteteve lokale qyteti i Istogut, Vrella, Studenica, Orroberda, Kaliqani, Baica, Lluga/Llukafc, Tomoci, Prigoda, Dreja, Shushica dhe Kërrninë janë zonat më të prekura nga reshjet ku ka pasur edhe vërshime.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, deklaroi se së bashku me ekipet emergjente janë në teren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i kanë në dispozicion si komunë, bashkë me Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, Hidrodrinin, Drinin e Bardhë si dhe ato të firmave private të Istogut të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë.

Ferati pranoi se ka dëme të konsiderueshme në ekonomikë familajre por që ditëve në vijim do të ngrihen komisione që do të merren me evidentimin e dëmve.

“Për momentin gjendja është e menaxhueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi. Ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave, për të ndërhyrë në zonat më kritike. Ditëve në vijim, komisionet tona do të dalin ne teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara”, tha Ferati.

VUSHTRRI

Fshati Pestovë ka qenë më i prekuri nga reshjet në komunën e Vushtrrisë. Banorët në këtë fshat i thanë KosovaPress-it se janë mundur me mjete private që të bëjnë zgjidhje për situatën e vështirë që po kalojnë.

Ndërsa nga Komuna e Vushtrrisë thonë se situata është nën kontroll dhe se janë në terren.

“Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim”, tha kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

MALISHEVA

Reshejt e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim edhe në komunën e Malishevës. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati e vlerësoi situatën si “jo të lehtë” por uroi që të mos ketë dëme të mëdha.

“Vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla”, tha Kastrati.

Ai shprehur mirënjohje për trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që, siaps tij, po bëjnë të pamundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.