Situata e tensionuar në Izrael, Juventusi dhe Atletico Madridi anulojnë miqësoren e tyre

Situata e tensionuar në Izrael, Juventusi dhe Atletico Madridi anulojnë miqësoren e tyre

Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e cila ishte paraparë që të zhvillohet në mbrëmjen e shtatë gushtit edhe zyrtarisht është anuluar.

Ndeshja ishte vendosur që të zhvillohet në Tel Aviv, por siguria aktuale dhe situata e tensionuar në Izrael e kanë bërë të pamundur që të dy skuadrat të përballen me njëra-tjetrën, përcjell KosovaPress.


Nisja e Juventusit ishte planifikuar për sot por tani “Zonja e Vjetër” do të qëndrojë në Torino. Rritja e tensionit në orët e fundit përgjatë Rripit të Gazës ishte vendimtare. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht Atletico Madrid në faqen e tyre zyrtare.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, Comtec Group (promovues i ndeshjes), Juventus dhe Atletico de Madrid kanë njoftuar se miqësorja mes dy skuadrave që do të zhvillohej në Izrael të dielën më 7 gusht në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel Aviv është anuluar”, shkruante në komunikatën e Atletico Madridit.

Ky është njoftimi për shtyp që u shfaq në faqen zyrtare të Atletico Madrid. Sipas disa thashethemeve, ndeshja mund të zhvillohet ende, këtë herë në Torino. Juventusi do të priste kështu skuadrën e Diego Simeones duke e zhvendosur sfidën në Itali. Kjo do të ishte ndeshja e fundit miqësore e Juventusit në këtë para-sezon.

Lexo edhe

Video