Situata e Ronaldos, presidenti i Atletico Madridit jep përgjigjen e fundit

Situata e Ronaldos, presidenti i Atletico Madridit jep përgjigjen e fundit

Së fundmi ka pasur spekulime të shumta sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos, ku sipas shumë mediave yllit portugez dëshiron të largohet këtë verë nga Manchester United.

Fillimisht, Ronaldo u lidh me një kalim të mundshëm te Bayern Munichu, por krerët e gjigantit gjerman e refuzuan publikisht transferimin e portugezit në “Allianz Arena”, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndër klubet e lidhura me transferim të Ronaldos janë edhe Chelsea e Atletico Madridi, por presidenti i këtij të fundit, Enrique Cerez ka qartësuar situatën sa i përket nënshkrimit me njërin nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.


“Unë nuk e di kush e ka shpikur lajmin për Cristiano Ronaldon te Atletico Madridi. Kjo sigurisht që nuk është e vërtetë”, tha Cerezo.

“Është praktikisht e pamundur për të që të vijë këtu te Atletico Madridi”, shtoi më tej presidenti i skuadrës spanjolle.

Mbetet të shihet nëse Cristiano Ronaldo do të largohet këtë verë nga Manchester United, apo të vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford”.

Lexo edhe

Video