Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Marketing
Lexohet për: 6 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sistemi i profilit te dritares "Elegant" kombinon dizajnin minimalist me izolimin e shkëlqyer termik, për të cilin ka fituar  disa çmime. Bazuar në sistemin modular fleksibël të ndërtimit iCOR, sistemi "Elegant" prezantohet si një platformë plotësisht e zgjeruar me inovacione, si teknologjia e fibrave të xhamit ThermoFibra, temperimi termik "Forthex" dhe zhvillimi më i fundit, dizajni i ri i krahëve "Elegant Grando". Me "Phoenix", Deceuninck prezanton gjithashtu tani serinë e parë të profileve të bazuar në platformën "Elegant", e cila prodhohet 100% nga plasika e ricikluar.

Me prezantimin e sistemit modular të ndërtimit iCOR, Deceuninck themeloi bazën për zhvillimin e sistemit të profilit "Elegant", i cili sot është zgjeruar plotësisht: Pesë dizajne të ndryshme krahësh dhe tre thellësi kornizë me përmasat 76, 84 dhe 115 mund të kombinohen me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë disponohen zgjidhje të ndryshueshme për të gjitha kërkesat e ndërtimit, për ndërtimet e reja dhe rinovimet, që nga ato të orientuarat nga dizajni deri tek ato në klasik.

Në versionin e rrafshët "Abstract" me dizajnin e tij të hollë dhe një sistem opsional kubik të shiritave të xhamit, "Elegant" duket si një dritare alumini dhe me zgjatimin prej vetëm 9 mm ai është profili PVC plastik më i hollë në treg. Për këtë modelim veçanërisht të suksesshëm, "Elegant" është vlerësuar me çmimin Design Award 2019 në Gjermani dhe me çmimin Red Dot 2019 në kategorinë "Dizajni i produkteve". Përveç kësaj, bërthama modulare e sistemit "Elegant", iCOR nga Deceuninck, fitoi çmimin German Innovation 2020 dhe çmimin Design Award 2021 në Gjermani.

Përmirësuar me teknologjinë e re ThermoFibra, Deceuninck ofron variacion"ThermoFibra Infinity" e profilit "Elegant", i cili nuk kërkon përforcim çeliku - dhe kjo pa kompromentuar dizajnin. Për një stabilitet të madh të krahëve të dritareve dhe dyerve të shtëpisë kujdesen fijet e fibrave të xhamit të ngulitura e të pafundme. Kombinimi me temperimin termik "Forthex" në kornizamundëson vlerat më të larta të izolimit termik – deri në Uf 0,85 W/m2K te dritarja. Përveç kësaj, me "ThermoFibra" konstruktorët mundën të arrinin një zgjatim edhe më të hollë prej vetëm 7 mm, një reduktim në gjerësinë e pamjes së profileve nga 112 mm në 109 mm dhe në të njëjtën kohë rritjen e mbrojtjes nga vjedhjet.

Në këtë mënyrë, përmasat  maksimale mund të arrihen me peshë dukshëm më të vogël dhe mundësitë e projektimit të arkitekturës së dritës natyrore rriten: Me "ThermoFibra" në krahë prodhohen elemente moderne, të mëdha dritaresh për hapësira dhe dyer shtëpish të përshkueshme nga drita.

Kjo do të thotë se, përdorimi i materialeve të riciklimit EcoPowerCore në elementin thelbësor të profilit e bën atë veçanërisht të qëndrueshëm dhe në fund, profilet janë plotësisht të riciklueshëm në fabrikën e riciklimit të vetë Deceuninck. Këtu materialet e vjetra rikuperohen, duke bërë të mundur kështu zgjatjen e ciklit të jetës së tyre. Profile të zgjedhura të sistemit "Elegant" me emrin "Phoenix" prodhohen 100% nga plastika e ricikluar, një kursim energjie prej 90% në krahasim me prodhimin nga lënda e parë plastike e re. Në të njëjtën kohë, profilet plastike "Phoenix" priten po aq mirë sa gjithë profilet e tjera të Deceuninck për sa i përket stabilitetit dimensional, vlerave të rezistencës dhe të izolimit termik.

Shtesa më e fundit nënë sistemin e profileve "Elegant" është një dizajn i ri i krahëve: "Elegant Grando" prezantohet në pamjen tradicionale të një dritareje PVC. Me zgjatimin e theksuar, ai integrohet në mënyrë harmonike me të gjitha stilet e imagjinueshme arkitekturore dhe kështu pozicionohet si një profil i gjithanshëm brenda gamës së gjerë të dizajneve të "Elegant". Krahu Grando kombinohet si me kornizat 84 mm, ashtu dhe me ato 76 mm dhe për këtë arsye është veçanërisht i përshtatshëm për projektet e rinovimit në ndërtimet tradicionale falë thellësisë më të ulët të instalimit.

Një program ngjyrash prej 50 fletësh me tonalitete në trend, si për shembull ngjyra e zezë grafiti pa shkëlqim ose fletët me pamje alumini dhe tonalitetet e ngrohta të ngjyrës së drurit kompletojnë dritaren futuriste. Elegant Abstract, Infinity dhe Grando janë opsionale dhe disponohen gjithashtu me veshje të jashtme ngjyrë alumini.

Informacione të tjera në: deceuninck-ks.com

Kontaktet e shtypit:

Sandra Meißner

Menaxhere Marketingu

Deceuninck Germany GmbH Bayerwaldstr. 18 94327 Bogen Tel.: 09422-821-105 Faks.: 09422-821-127 www.deceuninck.de Email: [email protected]Agjensia e shtypit Sage & Schreibe Public Relations GmbH Christoph Jutz 089 / 23 88898 - 10 [email protected]  

Foto ilustruese

Foto 1
Sistemi "Elegant" ofron pesë dizajne të ndryshme krahësh për të gjitha kërkesat arkitekturore. Nga e majta: Infinity, ThermoFibra Infinity, Abstract, Origin, Grando





Foto 2:

Teknologjia e re e fibrave të xhamit "ThermoFibra" mundëson dritaret pa çeliku me madhësi maksimale me peshë dukshëm më të vogël dhe me vlera të shkëlqyera të izolimit termik me një vlerë Uf deri në 0,88 W/m2K. Për më tepër, përdorimi i materialeve të të ricikluara EcoPowerCore në elementin thelbësor të profilit e bën atë veçanërisht të qëndrueshëm.

Foto 3:

Profilet janë plotësisht të riciklueshëm në fabrikën e riciklimit të vetë Deceuninck. Këtu materialet e vjetra janë rikuperuar, duke bërë të mundur kështu zgjatjen e ciklit të jetës së tyre. Profile të zgjedhura të sistemit "Elegant" prodhohen me emrin "Phoenix" deri në 100% nga plastika e ricikluar.

Foto 4:

Sipërfaqet e mëdha prej xhami dhe gjerësia e ngushtë e profilit mundësojnë depërtimin e sa më shumë drite të jetë e mundur.

Foto 5:
Si rezultat i dizajnit të tije hollë, ndër të tjera, "Elegant" është shumë i përshtatshëm për ndërtesa industriale me sipërfaqe të mëdha dritaresh.

 
Burimi i fotove: Deceuninck Gjermani
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024