Sir Tony Blair, ish-kryeministri britanik nderohet nga Mbretëresha
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është dekoruar me “Urdhrin e Garterit si Shoqërues i Kalorësit”, duke marrë dhe emërimin “Sir”.

“Urdhri i Garterit”, i themeluar në vitin 1348, është një njohje e një shërbimi të rëndësishëm publik. Këtë urdhër e jep Mbretëresha.

Sir Tony Blair tha se është një nder i jashtëzakonshëm të nderohet me këtë titull.

“Ka qenë privilegj i madh të isha kryeministër. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që shërbyen përkrah meje, në politikë, shërbimin publik dhe në të gjitha pjesët e shoqërisë sonë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ai.

Sir Toni udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje në 1997 dhe fitoi dy zgjedhje të përgjithshme të mëpasshme. Ai shërbeu për 10 vjet përpara se të jepte dorëheqjen dhe t'ia kalonte pushtetin Gordon Brown-it.

Nën udhëheqjen e Sir Tony, Britania e Madhe luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës. Së bashku me Bill Cliton, figura e Blair mbetet më e respektuara dhe e vlerësuara në mesin e shqiptarëve. Blair është i dekoruar edhe me Medaljen e Artë të Lirisë, ndërsa për nder të tij shumë të rinj të lindur në vitet 1999-2000 mbajnë emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024