Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sipas “Goal”, Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid

Sipas “Goal”, Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid

E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain mbetet ende shumë e pa qartë, me sulmuesin fitues të Kupës që ende nuk e ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Parc des Princes” përtej verës së vitit 2022.

Nuk është sekret që 22-vjeçari i talentuar po tërheq ekipet e mëdha nga e gjithë Evropa, me gjigantët e La Ligas, Real Madridin që synojnë ta bëjnë atë objektivin e tyre të parë për afatin kalimtar veror.


Dhe megjithëse “Goal.com” mund të konfirmojë që Mbappe ka filluar kërkojë shtëpi në Madrid, ende nuk ka asnjë sugjerim se ai e ka ndarë mendjen e tij për një lëvizje te gjigandët spanjollë, përcjell KosovaPress.

Ai nuk po ngutet të marrë një vendim për të ardhmen e tij profesionale dhe planifikon të presë deri në fund të sezonit 2020-21 përpara se të vlerësojë opsionet e tij.

Lexo edhe

Video

error: