Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt dhe në pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.
Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se me listat e pagave të muajit shkurt shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficient dhe ulje page.
Për më tepër, kjo sindikatë ka konstatuar se mos zbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do të detyrojë aktivizimin e grevës e pezulluar me të datës 18 mars.