Sindikata e Shërbimit Civil mirëpret vendimin e Kushtetueses për anëtarët e KPMShCK

Sindikata e Shërbimit Civil mirëpret vendimin e Kushtetueses për anëtarët e KPMShCK

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së anëtarëve të KPMShCK.

Në reagim thonë se vendimi i Kushtetueses është i rëndësishëm dhe shpresë për institucionet e Kosovës se përkundër siç thonë tendencës për të degraduar institucionet e pavarura, është pikërisht Gjykata Kushtetuese e cila është gardiane e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.


“Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së anëtarëve të KPMSHCK. Është për tu vlerësuar ky vendim pasi që më në fund shihet një dritë në këtë errësirë që po mbretëron aktualisht pasi ka 4 muaj dhe shërbyesit civil mbeten pa asnjë mbrojtje juridike dhe në këtë formë u krijua një precedent i rrezikshëm duke shuar tërësisht një organ të pavarur kushtetues për disa muaj. Andaj vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një lajmë i rëndësishëm dhe njëkohësisht shpresë për institucionet tona se përkundër tendencës për të degraduar institucionet e pavarura, është pikërisht Gjykata Kushtetuese e cila edhe ashtu është gardiane e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në kuadër të institucioneve tona”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Tutje thonë se “Përveç që me këtë vendim është krijuar një siguri juridike për institucionet tona, poashtu aspekt pozitiv është edhe funksionalizimi tashmë i KPMSHCK, e që është lajm i mirë për Shërbyesit Civil të Kosovës, dhe tash e tutje me qenë se funksionon këshilli, tashmë Shërbyesit Civil, mundë t’i drejtohen këtij organi në lidhje me ankesat e tyre eventuale. Dhe në fund ky vendim i Gjykatës Kushtetuese përveç tjerash, është edhe një sinjal i mirë edhe për institucionet e ndryshme monitoruese në Kosovë dhe mekanizmat ndërkombëtar se Gjykata Kushtetuese, është gardian dhe garantues se nuk lejon në asnjë mënyrë, devijim dhe veprime antikushtetuese të institucioneve tona”.

Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin për masë të përkohshme në rastin  127/7, të parashtruar nga Abelard Tahiri dhe me 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkohej vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit numër 08-V-029 TË Kuvendi të Kosovës të datës 30 qershor 2021, për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: