Sindikata e Policisë kërkon të merren masa ndaj atyre që lënduan policët në veri

Sindikata e Policisë kërkon të merren masa ndaj atyre që lënduan policët në veri

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, ku janë lënduar dhjetë policë, derisa ka kërkuar nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

“Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policin e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave të papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës. Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës”, thuhet në reagim.


Përndryshe, gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan, një grup protestuesish kanë sulmuar dhe penguar policët në kryerje të detyrës, si dhe kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare.

Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Sindikata e Policisë kërkon të merren masa ndaj atyre që lënduan policët në veri Von Cramon, Borrellit: BE duhet t’i mbështesë shtetet që luftojnë korrupsionin Ish-ambasadori holandez i reagon Borrellit: BE tregoi sërish paaftësinë e saj SHBA bën thirrje për qetësi pas aksionit të Policisë së Kosovës Rohde reagon ndaj Rakiq: Krahasimi me “natën e kristaltë”, i papranueshëm Ministri Sveçla: Aksioni i sotëm në koordinim me ndërkombëtarët, askush mbi ligjin Osmani: Aksioni kundër kontrabandës me mallra nuk mund të quhet “aksion i veriut” Drejtori i Policisë jep detaje për aksionin në veri Haradinaj kërkon sqarim nga Qeveria për aksionet e sotme në veri, thotë se mund të jenë kryer për efekte elektorale Tahiri: Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë Arrestohen 8 persona nga aksioni policor, lëndohen 6 policë në veri të Mitrovicës ​Digjet një veturë e policisë në veri të Mitrovicës […]

Komentet janë të mbyllura.

error: