Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sindikata e Pavarur e Judikaturës kërkon të takohet me Hotin e Selimin

Sindikata e Pavarur e Judikaturës kërkon të takohet me Hotin e Selimin

Sindikata e Pavarur e Jurdikaturës së Kosovës (SPJK) po kërkon që të takohet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimi.

Takimi po kërkohet të bëhet që të shprehim pakënaqësitë e tyre në sistemin e drejtësisë.


Nëpërmjet kërkesës për takim, kryetari i SPJK, Bahri Jashari thuhet se edhe përkundër gjendjes së rënduar si pasojë e pandemisë COVID-19 puna nuk është ndal.

“Gjendja e rënduar si pasojë e pandemisë COVID-19, siç e dini ka ndikuar edhe në sistemin e drejtësisë në vend. Për çdo ditë kemi të infektuar, ndërkohë që ka pasur edhe viktima në mesin tonë. Shumë nga të infektuarit janë shëruar në shtëpi, e një pjesë e tyre janë hospitalizuar. Në të gjitha rastet, shërimi është shumë i kushtueshëm.  Ndërkohë, puna në sistem të drejtësisë nuk është ndal, përkundrazi gjatë tërë kësaj periudhe kohore është punuar me kapacitetet të plota, me përjashtim të stafit të infektuar. E në anën tjetër punëtorët po dëgjojnë premtime për shtesa e mbështetje për sektorë tjerë në vend, por jo edhe për sistemin e drejtësisë”, thuhet në kërkesën e SPJK-së.

Tutje SPJK thuhet se “Ndaj, për të diskutuar për pakënaqësinë në rritje të sektorit tonë, për mundësinë e mbështetjes në këtë kohë sfiduese, kërkojmë me mirëkuptim aranzhimin e një takimi, me një pjesë të kryesisë së SPJK-së brenda javës që vjen, kurdo që të jetë e përshtatshme për ju”.

Lexo edhe

Video

error: