Sinani: Masat e reja anti-COVID të Kosovës kufizojnë lirinë e lëvizjes, të rishikohen nga Qeveria

Sinani: Masat e reja anti-COVID të Kosovës kufizojnë lirinë e lëvizjes, të rishikohen nga Qeveria

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës.


Ajo ka shkruar në Facebook se vendimi i Qeverisë e Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVId-19 i cili ka hyrë në fuqi me 22 janar, përfshirë masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës, përkatësisht nevojën e domosdoshme për certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza, atë me dy  doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës. 

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR, çdoherë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj. Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me Pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo edhe

Video