Simiq pas takimit me Lajçakun: Ia përcollëm problemet me të cilat po përballen serbët
Lexohet për: 2 min.
simiq-110523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-deputeti, Igor Simiq deklaroi se emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ia përcollën shqetësimet e tyre, me të cilat, siç tha ai, ballafaqohen qytetarët serbë.

Ai u shpreh se Lista Serbe do të publikojë një komunikatë për media.

https://kosovapress.com/admin/lajcak-nuk-duhet-te-kete-vendime-te-njeanshme/

“Sapo patëm një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, pritni në minutat e ardhshme komunikatën që do ta bëjë Lista serbe, i kemi përcjell të gjitha problemet, me të cilat serbët po përballen në Kosovë.”, tha ai.

Nga Lista Serbe në takim me Lajçakun morën pjesë: Milan Radojeviq, ish-kryetar i Mitrovicës, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Zveçanit, Serxhan Vulloviq, ish-kryetar i Zubin Potokut, Ivan Todosijeviq, ish-deputet dhe Igor Simiq, ish-deputet.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-be-ta-mbaje-serbine-pergjegjese-per-shkeljet-e-marreveshjes/

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak qëndroi në veri të Mitrovicës pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe pas atij me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/hamza-tregon-se-cka-bisedoi-me-lajcakun/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025