Silva pritet të vazhdojë kontratën me Chelsean

Silva pritet të vazhdojë kontratën me Chelsean

Qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva pritet që ta vazhdojë kontratën me klubin anglez Chelsea.

Silva është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel duke e ndihmuar klubin me paraqitje të mira në Premier Ligë dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress.


Gazetari Fabrizio Romano bën të ditur se klubi londinez dhe lojtari janë duke u përgatitur për t’i nisur negociata për rinovimin e kontratës deri në muajin qershor të vitit 2023.

Kontrata aktual e tij skadon në fund të këtij sezoni, por mardhënja e tij e mirë me trajnerin dhe afërsia me tifozët në “Stamford Bridge” ka bërë që Silva të shpreh interesim për një qëndrim më të gjatë me “Blutë” e Londrës.

Lexo edhe

Video

error: